Bota

3-vjeçarja u rrëmbye teksa flinte! Misteri merr fund, ‘gjermanët’ janë të sigurtë, pas 14 vitesh hetime gjende

10 Tetor 2021, 16:48 Nga DOSJA
3-vjeçarja u rrëmbye teksa flinte! Misteri merr fund,

BRITANI  E MADHE – Hetimi për Maddie McCann, vogëlushen britanike që u zhduk në moshën 3 vjeçare, në vitin 2007, nga një hotel në Praia de Luz, në Portugali duket se po përfundon pas 14 vitesh kërkime. Sipas The Independent, prokurorët gjermanë që po hetojnë çështjen e Madeleine McCann kanë thënë se janë të sigurt se i dyshuari Christian Brueckner, 44 vjeçari, i cili qëndronte në një furgon aty pranë, e ka vrarë atë. Prokurori gjerman Hans Christian Wolter tha se hetuesit kanë prova të mjaftueshme për të ngritur një akuzë kundër të dyshuarit, por duan të forcojnë pozitën e tyre së pari.

“Jemi 100 përqind të bindur se vajza e vogë britanike u vra nga Brueckner, i cili është një pedofil i dënuar më parë. Tani është e mundur që ne ta akuzojmë atë sepse ne i kemi të gjitha ato dëshmi tani. Por nuk ka të bëjë vetëm me akuzimin e tij, ne duam ta dënojmë me sigurinë e plotë dhe me prova të pamohueshme. Kur kemi akoma pyetje, do të ishte e pakuptimtë ta akuzojmëdhe të dështojmë sesa të presim përgjigjet që mund të forcojnë pozicionin tonë“, tha ai.

Wolters tha se ata shpresojnë të ngrenë akuza vitin e ardhshëm, duke shtuar se kishte më pak presion ndaj tyre pasi Brueckner është tashmë në burg. 43-vjeçari, i cili u ekstradua nga Italia në Gjermani në vitin 2018 me një urdhër arresti për trafik droge, aktualisht po vuan një dënim 21-mujor në qytetin gjerman të Kiel.

Prokurorët vitin e kaluar i dërguan një letër prindërve të Madeleine Kate dhe Gerry McCann duke thënë se kishin prova se ajo kishte vdekur, një pretendim i kundërshtuar nga Policia Metropolitane. Wolters tha se ata nuk mund të provojnë se ajo ka vdekur dhe nuk kanë ADN apo dëshmi fotografike që lidhin Brueckner me vrasjen e saj të supozuar, por janëtë sigurt se kanë njeriun e duhur.

“E tëra çfarë mund të bëj është të kërkoj durimin tuaj. Unë personalisht mendoj se një përfundim do të arrihet vitin e ardhshëm. Ne nuk kemi trup dhe as ADN por kemi prova të tjera. Bazuar në provat që kemi, nuk na çon në asnjë përfundim tjetër. Nuk mund t’ju ​​them mbi çfarë baze supozojmë se ajo ka vdekur. Por për ne, nuk ka mundësi tjetër. Nuk ka shpresë që ajo është gjallë“, tha Wolters.

Provat që po hetohen përfshijnë një “rrëfim” që Brueckner i bëri një shoku. Të dhënat telefonike tregojnë se Brueckner mori një telefonatë pranë apartamentit të pushimeve të McCanns rreth një orë para se Madeleine të zhdukej. Brueckner mohon të jetë përfshirë në zhdukjen e saj dhe nuk ka pranuar të flasë me policinë.

“Nëse do të kishim një video të aktit ose një fotografi të Madeleine të vdekur me Brueckner në kamera, nuk do të na duhej të bënim një apel publik. Por ne kemi vetëm prova rrethanore.Ne ndoshta jemi në gjysmë të rrugës, por gjithçka përputhet“, tha Wolters.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 3 vjecarja e rrembyer maddie mccann mbllet hetimi pas 14 vitesh 3 vjecarja e rrembyer maddie mccann mbllet hetimi pas 14 vitesh

Sondazh

Poll