Bota

Kur shteti të paguan qiranë, Spanja jep 250 euro për të rinjtë që lënë shtëpitë

10 Tetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Kur shteti të paguan qiranë, Spanja jep 250 euro për të

SPANJA – Spanja po planifikon t’u ofrojë të rinjve 250 euro në muaj për t’i stimuluar ata të largohen nga shtëpia e prindërve të tyre.

Presidenti spanjoll Pedro Sanchez njoftoi propozimin të martën, si pjesë e buxhetit të qeverisë për vitin 2022. Ai foli në një ngjarje të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, i njohur si UN-Habitat.

Sipas Cnbc, personat e moshës 18 deri në 35 vjeç, që fitojnë më pak se 23,725 euro në vit, do të kenë të drejtë për bonusin e qirasë, nëse propozimi i buxhetit miratohet nga parlamenti. Përveç kësaj, familjeve më të rrezikuara mund t’u ofrohen subvencione shtesë që mbulojnë deri në 40% të qirasë së tyre, sipas njoftimit të qeverisë.

“Ne po flasim për një rimëkëmbje të drejtë ekonomike dhe kjo do të thotë lehtësim i qasjes në strehim, veçanërisht për ata që janë më të prekshëm nga pasiguria, siç janë të rinjtë tanë,” tha Sanchez.

Të dhënat e Eurostat nga viti 2020 treguan se tw rinjtw në Spanjë u largoheshin nga shtëpia e prindërve të tyre mesatarisht rreth moshws 30-vjeçare, katër vjet më vonë se mosha tipike për të gjithë Bashkimin Evropian. Raporti vuri në dukje se kishte pasur një rritje graduale të kërkesës për qira, pasi pasiguria në punë dhe pagat e ulëta i pengonin të rinjtë të blinin shtëpi, si dhe më shumë probleme nga bankat për të ofruar hipoteka.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, një apartament me një dhomë gjumi në kryeqytetin spanjoll të Madridit kushton rreth 1.000 euro në muaj për tu marrë me qira në vitin 2020. Të dhëna të tjera treguan se vitin e kaluar, një person i vetëm pa fëmijë në Spanjë fitoi rreth 21.241 euro, pak më poshtë mesatarja e BE -së prej 24,005 euro.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pedro sánchez spanja jep 250 euro per qera spanje pedro sánchez spanja jep 250 euro per qera spanje

Sondazh

Poll