Aktualitet

Humbën rrugën në Lekbibaj të Tropojës, Policia gjen dy turistët bleg, njëri ishte dëmtuar në këmbë

10 Tetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Humbën rrugën në Lekbibaj të Tropojës, Policia gjen dy

TROPOJË– Dy turistë belg kanë humbur në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Një djalë dhe një vajzë, të dy bashkëmoshatarë, kishin dalë për të eksplruar natyrën por kanë humbur rrugën e e 25-vjeoari është dëmtuar në këmbë. Kështu që njoftuan Policinë për t’u ardhur në ndihmë, efektivët e të cilës i gjetën pas disa orësh kërkime në një vend të quajtur Stakaj. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tropojë

Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turistëve belg. Dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”. Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistët belg kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tropoje tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2021, 14:14

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle në të gjitha akset e vendit, duke ndëshkuar shoferët që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Njëri...