Aktualitet

Vlorë, kontrolle për armëmbajtje pa leje, shpallet në kërkim 30-vjeçari (EMRI)

10 Tetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Vlorë, kontrolle për armëmbajtje pa leje, shpallet në

VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Adem Aliaj (Idrizaj), 30 vjeç, në fshatin Mallkeq, Policia ka gjetur të fshehur 2 armë zjarri automatik, një me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë. Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adem aliaj (idrizaj) policia e vlores adem aliaj (idrizaj) policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2021, 14:14

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle në të gjitha akset e vendit, duke ndëshkuar shoferët që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Njëri...