“U plakën para kohe…”/ S’e ‘hedhin poshtë’ pararësisht ç’ka bërë, nëna e pilotit që vrau bashk
10 Tetor 2021, 14:02Nga DOSJA
GREQI– Banorët e Alonissos mbeten të mpirë pas krimit brutal të vrasjes së Caroline në Glyka Nera nga bashkëshorti i saj, e cila tronditi të gjithë Greqinë. Të afërmit dhe miqtë e çiftit kanë dhënë më shumë detaje gjatë një interviste në “MEGA”, duke treguar më shumë detaje lidhur me jetën e çiftit dhe familjarëve të tyre.
Një mik i familjes së Caroline është i tronditur: I gjithë ishulli e dinte dashurinë e tij për Caroline. Në fillim ne thamë se ai ishte i madh për të por pastaj pamë se sa shumë ishte i dashuruar dhe thamë që ajo është me fat që e kishte gjetur. Vetëm ata vetë e dinin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ne njihnim një çift shumë të lumtur dhe i “kishim zili”. Caroline ndaloi mësimet e kick box -it sepse ai ia kërkoi. Mendojmë që e manipulonte.
Një tjetër shoqe e nënës së pilotit 33-vjeçar tha se ajo nuk po kalonte një periudhë të mirë, e se rrallë dilnin nga shtëpia.
“Zakonisht prindërit e pilotit nuk dalin jashtë. Ata u plakën para kohe. Kam dëgjuar se vetëm nëna e tij ka vizituar pilotin në burg, babai i tij nuk u pranua, nuk e di pse,”-tha ajo. Ndërsa avokati
i Babis Anagnostopoulos, Alexandros Papaioannidis, vuri në dukje se vrasësi, i cili mbetet i burgosur në Korydallos, ka kontakte të shpeshta telefonike me prindërit e tij.
Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë.
Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.
GREQI– Një operacion i mirëkualifikuar droge është zhvilluar në Greqi, ku në pranga janë vendosur 10 persona që trafikonin sasi të mëdha heroine, kokainë ...
TIRANË– Konfindustria ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të riformatojë kabinetin qeveritar dhe të krijojë një Ministri për Energjitikën, duke marrë...
TIRANË– 10 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të dnryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mes tyre është ...
TIRANË– Premiera e filmit të ri të Daniel Craig “007: No time to die” në rolin e James Bond ka shkaktur mjaft replika në rrjetet sociale. Shfaqjen e ...
TIRANË– Doktoreshë Ruki Kondaj së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.E ftuar në rubrik...
TIRANË- Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që ꞔmimet janë në qi...