Namik Dokle dhe bashkëshortja me COVID, e bija ndan eksperiencën: Të jesh doktor i prindërve të tu!
TIRANË– Mjekja e njohur Anika Dokle, e cila është dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle, ka shkruar një status të shkurtër lidhur me infektimin nga pandemia të dy prindërve të saj. Në statusin e saj, ajo shkruan dhe flet lidhur me përgjegjësinë që ndjen një mjek kur detyrohet që të bëhet doktor i prindërve. Po ashtu ajo bën me dije se të dy prindërit e saj ishin të vaksinuar me “Sinovac” por sërish u infektuan nga pandemia.
“Kur Covidi të prek të dashurit e shpirtit… (në vend të një refleksioni) -Të jesh doktor i prindërve të tu është një dimension gati hyjnor. -Kur rrezikohen ata që të kanë bërë kokën, të varen kryet mbi supe. -Frika është përbindëshi më i madh i “pyllit” njerëzor. -Dritëhije, shumë dritëhije… -Barku i familjes lufton me mish e me shpirt dhe miqtë e të afërmit me mendje(rrofshin e qofshin!). -Intensiteti i sëmundjes nga Covidi ndryshe nga ato kroniket, të rrit intensivisht dëshirën për të jetuar në liri, se Covidi është një “burg” ku jo pak njerëz kanë qenë të dënuar edhe me vdekje. -Triumfi mbi kovidin është si fitorja e një maratone jete dhe unë kam dy prindër maratonomakë. -E bindur plotësisht te roli mbrojtës i vaksinave, qoftë edhe Sinovac(me këtë të fundit janë vaksinuar të dy prindërit e mi). Mund t’ju duket patetik ky status i imi, por është për miqtë e vërtetë dhe të afërmit, e sidomos për ata që e kanë provuar në lëkurë Covidin. Të tjerët, qofshin mirë aty ku janë!,”-shkruan ajo në Facebook.
Lajmin për infektimin e dha vetë ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, i cili zbuloi se kishte nisur të shkruante një libër që fliste pikërisht për virusin.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Aksident në Këlcyrë, automjeti del nga rruga, plagoset 62-vjeçari
TIRANË– Një aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas. 37-vjeçari, i identifikuar me in...
“U plakën para kohe…”/ S’e ‘hedhin poshtë’ pararësisht ç’ka bërë, nëna e pilotit që vrau bashk
GREQI– Banorët e Alonissos mbeten të mpirë pas krimit brutal të vrasjes së Caroline në Glyka Nera nga bashkëshorti i saj, e cila tronditi të gjithë Greqin...
Goditet grupi kriminal në Greqi/ “Fjalori i koduar” që përdornin për të shpërndarë ‘mallin’, kish
GREQI– Një operacion i mirëkualifikuar droge është zhvilluar në Greqi, ku në pranga janë vendosur 10 persona që trafikonin sasi të mëdha heroine, kokainë ...
Kriza energjitike, Konfindustria kërkon Ministri të veçantë: Kapja e shtetit bën që të kemi çmimet më të larta!
TIRANË– Konfindustria ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të riformatojë kabinetin qeveritar dhe të krijojë një Ministri për Energjitikën, duke marrë...
Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura në Vlorë, prangoset hajduti i makinave, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
VLORË– I riu i identifikuar si Kristi Lushnjani është vënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tij Edvin Çuni është shpallur në kërkim. Sipas nj...
Trafik të miturish, kanabisi e dhunë, arrestohen 10 persona në 24 orët e fundit në Tiranë
TIRANË– 10 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të dnryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mes tyre është ...
“Show” me kostume si James Bond, ndjekësit e ambasadorit britanik: Sipas vendit bëhet kuvendi, s’lë shije të mirë
TIRANË– Premiera e filmit të ri të Daniel Craig “007: No time to die” në rolin e James Bond ka shkaktur mjaft replika në rrjetet sociale. Shfaqjen e ...
E veçantë, grupi i studentëve të mjekësisë shkrepin të njëjtën foto pas 44 vitesh (VIDEO)
TIRANË– Doktoreshë Ruki Kondaj së bashku me miqtë e saj të Fakultetit të Mjekësisë kanë vendosur të takohen të gjithë pas 40 vitesh.E ftuar në rubrik...
Dhunohen me shkopinj shqiptari dhe maqedonasi në Itali, s’do lëvizin dot për 25 ditë
ITALI– Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut janë dhunuar brutalisht nga dy persona të tjerë. Mësohet se ngjarja e...