Aktualitet

Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura në Vlorë, prangoset hajduti i makinave, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

10 Tetor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura në Vlorë, prangoset hajduti i

VLORË– I riu i identifikuar si Kristi Lushnjani është vënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tij Edvin Çuni është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë janë autorë të gjashtë vjedhjeve. Konkretisht dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e A. K, veglave pune në automjetin e K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e E. M..

Njoftimi i policisë Vlorë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësit”, zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të ndodhura në qytetin e Vlorës. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Vjedhja”. Shpallet në kërkim bashkëautori dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Sekuestrohen në cilësinë e proves materiale disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit u bë gjithashtu dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Ç., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Vlorë.

Arrestimi i shtetasit K. L, u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht vjedhjes së një automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin çuni kristi lushnjani vlore edvin çuni kristi lushnjani vlore

Sondazh

Poll