Aktualitet

“Show” me kostume si James Bond, ndjekësit e ambasadorit britanik: Sipas vendit bëhet kuvendi, s’lë shije të mirë

10 Tetor 2021, 13:19 Nga DOSJA
“Show” me kostume si James Bond, ndjekësit e ambasadorit

TIRANË– Premiera e filmit të ri të Daniel Craig “007: No time to die” në rolin e James Bond ka shkaktur mjaft replika në rrjetet sociale. Shfaqjen e ambasadorit britanik në Tiranë, të veshur si James Bond për të pritur të ftuarit e tjerë në këtë event, ndjekësit e Alastair King-Smith nuk e kanë pritur mirë.

Në shumë komente, shqiptarët tregojnë se ‘show’ i paraqitur në këtë formë me makina luksoze, prokurorë e anëtarë qeverie nuk lë një shije të mirë tek shqiptarët. Një tjetër komentues shton se ambasadori bën mirë që ecën me shprehjen ‘sipas vendit bëhet Kuvendi’, por që duhet ta dijë se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë pasi vetëm 15% e tyre ek anë votuar atë.

“Me gjithë respektin për Britaninë e Madhe dhe marrëdhënien e këtij vendi me Shqipërinë, zoti ambasador, kjo lloj feste me këto personazhe lë një shije të hidhur për shumë shqiptarë, përfshirë edhe mua. Edhe, diçka, ju lutem mbani shënim: Veliaj nuk përfaqëson njerëzit e Tiranës, vetëm 15% e kanë votuar atë,”- shkruan një prej komentuesve.

“Paradoks, shesh i mbushur me aktorë, muzikantë dhe personazhe publikë në kinemanë e “Millenium” në Tiranë, plot me polici, prokurorë, ambasadorë dhe anëtarë të qeverisë shqiptare, shumë mirë ambasador, kur shkon në Romë, bëj si bëj romanët (sipas vendit bëhet Kuvendi),”- shkruan një tjetër.

“Fund depresiv, kam ‘bllokuar’ njerëz në rrjetet sociale për më pak, shaka. Sa keq që Vjena nuk po e organizon një event të tillë dhe sa keq që nuk u ndodha në Tiranë,”- shkruan dhe dikush më tej.

Nga mbrëmë, Facebook dhe portalet janë mbushur me fotot e premierës së filmit të fundit të agjentit 007 “No time to die”. Organizatorët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ambasadori britanik ishin veshur si James Bond, ndërkohë që prisnin të ftuarit e tjerë. Mes tyre ishin zyrtarë si Kreu i SPAK, Arben Kraja, kryeprokurori Olsian Çela dhe drejtori i Policisë, Gledis Nano.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet premiera e filmit te james bond premiera e filmit te james bond

Sondazh

Poll