Sport

“Kam qenë i dëmtuar, i thashë Rejas jam gati”! Broja tregon sakrificën dhe jep mesazhin emocionues: Jemi shtet i

9 Tetor 2021, 21:15 Nga DOSJA
“Kam qenë i dëmtuar, i thashë Rejas jam gati”! Broja

HUNGARI-Armando Broja ishte njeriu i ndeshjes. 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes, Broja për Supersport u shpreh:

PARASHIKIMI: Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.

TITULLAR: Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.

VENDI I DYTË: Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport broja hungaria shqiperia broja hungaria shqiperia

Sondazh

Poll