Sport

FOTO / Triumfi ndaj Hungarisë, ëndrra për “play-off” më afër se kurrë! Ja situata dhe renditja në grupin e Sh

9 Tetor 2021, 21:10 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Fitorja ndaj Hungarisë rrit shpresat e Shqipërisë për të arritur “play-off”-et e Kupës së Botës. Një fitore kjo që i jep vetëbesimin e duhur që të luajë gjithçka për gjithçka në “Air Albania“ kundër Polonisë në 12 tetor.Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura.

Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.

Natyrisht që duhet një fitore për të mbajtur sa më larg Leëandoëskin me shokë, sepse kalendari flet për polakët të cilët pas Shqipërisë do të luajnë me Andorrën dhe Hungarinë. Ndërsa Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shqiperia shqiperia

Sondazh

Poll