Sport

Broja kthehet në makth për Hungarinë/ Në “Puscas Arena” triumfojnë kuqezinjtë, kualifikimi më pranë se kurrë

9 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Broja kthehet në makth për Hungarinë/ Në “Puscas

HUNGARI-Shqipëria ia del të fitojë me shifrat 0-1 ndaj Hungarisë në stadiumin “Puscas Arena” Një sukses i merituar për kuqezinjtë drejtuar nga Edoardo Reja që tashmë mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Një pjesë e parë pa asnjë goditje në portë, ndërsa në të dytën kuqezinjtë shkuan shumë pranë golit me Myrto Uzunin dy herë dhe Klaus Gjasulën në pjesën e dytë, por pa rezultat deri kur trajneri Reja vendos të freskojë sulmin me aktivizimin e Manajt dhe Brojës.

Pikërisht sulmuesi i Southmptonit në Premier League bën gjithçka në mënyrë perfekte në minutën e 80′, duke dribluar këdo që gjen përpara dhe duke dërguar topin në rrjetë, nga një kënd gati-gati i pamundur.
Një triumf që na mban në vendin e dytë dhe ëndërrojmë fazën play-off për të tentuar Botërorin “katar 2022”. Finale me Poloninë, që sonte fitoi 5-0 ndaj San Marinos. Të njëjtën gjë bëri edhe Anglia, duke mposhtur Andorrën.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hungaria shqiperia hungaria shqiperia

Sondazh

Poll