Aktualitet

VD- Babanë ia vranë në krye të detyrës, djali i Genci Sinës kërkon statusin “Dëshmor i Atdheut” për të

9 Tetor 2021, 21:10 Nga DOSJA
VD- Babanë ia vranë në krye të detyrës, djali i Genci

TIRANË– Djali i Genci Sinës, truproja i familjes së ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2000 kërkon statusin e “Dëshmorit të atdheut” për babanë endjerë. Në një rrëfim për “Vetting”, Lusjo Sina tregon se si e mori vesh ngjarjen dhe vështirësitë më të cilat u përball familja e tij.

21-vjecari tregon se pavarësisht se babai i tij u vra në krye të detyrës ai nuk e gëzon statusin e dëshmorit të atdheut për disa kleçka ligjore, pasi e ëma nuk e ka bërë kërkesën brenda afateve ligjore.

Ai shton se ka hapur një proces gjyqësor, ku kërkon statusin “Dëshmor i Atdheut” dhe thotë se këtë nismë nuk e ka ndërmarrë për para, por për dinjitetin e babait të tij të ndjerë. Me familjen e ish-prokurorit nuk kanë më marrëdhënie edhe pse kanë kaluar 18 vite pas ngjarjes. Vetë Lusjo bashkë me disa fëmijë të tjerë kanë hapur një fondacion për të mbështetur familjet e policëve të renë në krye të detyrës.

“Siç ma kanë shpejguar të afërmit, unë e kam kuptuar që në moshën tre vjeçe që babai im kishte vdekur. Këta nuk e kuptonin, por unë e ndjeja dhe vetëm qaja. Sado që ma shpjegonin, unë e dija që diçka nuk shkonte dhe qaja. Nuk dija çfarë shpjegimi t’i jepja. Duke u rritur më ka shtyrë kuriozitëti dhe kam kërkuar në internet për të lexuar historinë. Në përfitojmë të gjitha të drejtat si një familje dëshmori, por statusin me shkrim nuk e kemi. Dua që t’i njihet zyrtarisht,”- thotë ai. 

Genci Sina u vra më datë 30 shtator të vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, kur rreth orës 21:00 një taksi u afrua paralelisht me të. Dikush qëlloi nga brenda saj me pistoletë me silenciator dhe e la të vdekur në vend. Bashkëshortja e kryeprokurorit Zeqine Sollaku, sot gjyqtare dhe vajza e tij nuk pësuan asnjë lëndim.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genci sina lusjo sina genci sina lusjo sina

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2021, 16:30

Sherr në Korçë, plagoset rëndë një person

KORÇË– Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri mes një grupi të rinjsh. Mësohet se ngjarjes ka ndodhur në qytetin e Kor&c...