Vendosja e masave ndaj mallrave serbë, Petkoviç: Është kundër rregullave të CEFTA-s
10 Tetor 2021, 08:21Nga DOSJA
SERBI– Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviç, ka folur rreth vendimit të qeverisë së Kosovës për masën anti-damping, duke u shprehur se është kundër dispozitave të CEFTA-s.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës “vepron kundër rregullave të tregtisë”.
“As Beogradi nuk pati mundësinë të deklarojë dhe ofrojë argumentet e tij mbi masat anti-damping, siç parashikohet në nenin 22 të marrëveshjes CEFTA, as nuk u informuam për masat përmes mekanizmit CEFTA, por përmes mediave,”– tha Petkoviç.
Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, njoftoi dy ditë më parë se qeveria e Kosovës ka vendosur masa mbrojtëse antidamping ndaj disa produkteve nga Serbia.
Në një konferencë për media të premten, Hajdari bëri të ditur se njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Ndërsa, vendimi tjetër cakton një masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUSI– Mediat ndërkkombëtare kanë zbardhur detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që i ka marrë jetën një interpretuesi në teatrin “Bolshoi” në Moskë.Celeb...
PRISHTINË– Një person ka grabitur një farmaci me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Prishinë gjatë natës që lamë pas. Pamjet e mëposhtme tregojnë se ...
ATHINË– 11 makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar gjatë orëve të natës. Mediat greke shkruajnë se ...
BRAZIL– Policia ka bastisur shtëpinë e një personi të akuzuar për pedofili, por ajo që ka gjetur brend, i ka shtangur. Agence France-Presse raporton se A...
ITALI– Qytetarët në Romë kanë mbajtur sot një protestë kundër miratimit të “Green Pass” nga qeveria italiane dhe kundër vaksinimit anti-covid. Mediat e hu...
LIBAN– Kriza energjitike ka nisur zyrtarisht në Liban. Vendi me 7 milionë banorë ka mbetur pa energji elektrike, duke shënuar një krizë të fortë në vend, ...