Bota

VIDEO- Shkrumbohen 11 makina dhe kamioni i Bashkisë së Athinës

10 Tetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
VIDEO- Shkrumbohen 11 makina dhe kamioni i Bashkisë së Athinës

ATHINË– 11 makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar gjatë orëve të natës. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.

Fillimisht ka marrë flakë kamioni i Bashkisë që përdorej për të grumbulluar mbeturinat e qytetit. Flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe mjetet e parkuara, duke bërë që 11 prej tyre të shkrumbohen.

Banorët e zonës dolën për të ndihmuar në fikjen e flakëve, por ishte e pamundur. Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin ndërkohë që informacionet e para nga autoritetet thonë se bëhet fjalë për një sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni athine digjen 11 makina ne athine athine digjen 11 makina ne athine

Sondazh

Poll