Bota

Kriza nis zyrtarisht në Liban! 7 milion banorë mbeten në errësirë totale, s’dihet sa do të zgjasë

9 Tetor 2021, 19:26 Nga DOSJA
Kriza nis zyrtarisht në Liban! 7 milion banorë mbeten në

LIBAN– Kriza energjitike ka nisur zyrtarisht në Liban. Vendi me 7 milionë banorë ka mbetur pa energji elektrike, duke shënuar një krizë të fortë në vend, pavarësisht se ishte e paralajmëruar.

Fabrikat që furnizojnë vendin me energji elektrike pushuan së funksionuari dhe nuk dihet kur do të rindizen sërish.

Një zyrtar qeveritar i tha Reuters se furnizimi nuk pritej të rikthehej shumë shpejt, madje nuk mund ta caktonte as se nëse të hënën do të kishte përmirësime të situatës.

Përveç ndriçimit, frigoriferët dhe njësitë e tjera të ruajtjes së ushqimit do të jenë pa energji elektrike. Shumë libanezë kanë gjeneratorë, por pyetja është se sa kohë do të ketë karburant edhe për ta?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kriza e energjise elektrike libani pa drita kriza e energjise elektrike libani pa drita

Sondazh

Poll