Bota

Vdiq duke bërë atë që donte më shumë, kush ishte Yevgeny Kulesh interpretuesi i “Bolshoi”

10 Tetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Vdiq duke bërë atë që donte më shumë, kush ishte

RUSI– Mediat ndërkkombëtare kanë zbardhur detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që i ka marrë jetën një interpretuesi në teatrin “Bolshoi” në Moskë.

Celebsaga ka publikuar dhe foton e 37-vjeçarit të ndjerë Yevgeny Kulesh, për të cilin shkruan se ka qenë një interpretues në teatër që nga viti 2002.

Kulesh ka arritur të fitojë shumë përvojë dhe popullaritet në këtë fushë dhe mbrëmjen e 9 tetorit ndërroi jetë në mënyrë tragjike duke bërë atë që donte më shumë. Gjatë aksidentit tragjik nuk është kuptuar asgjë nga publiku, i cili vijonte të filmonte shfaqjen, pasi kishte menduar se e gjitha ishte pjesë e saj. Por fjalët “gjak, thërrisni ambulancën”, i ‘zgjuan’. Komiteti Hetues në Moskë gjithashtu ka deklaruar se ka filluar një hetim për atë që ndodhi.

Kulesh ishte i martuar me një aktor tjetër nga grupi, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. Që kur ishin dhjetë vjeç, këta të dy kishin qenë së bashku dhe kishin studiuar dhe punuar së bashku në Teatrin Bolshoi.

Për momentin ai jetonte në Orekhovo Zuyevo me nënën e tij, Zhenina. 

Kulesh ishte divorcuar nga e shoqja me të cilën nuk kishte arritur të bëhej as baba, por kishte qëndruar pranë fëmijëve që ajo kishte pasur nga një martesë e mëparshme. Lajmi për vdekjen e Kulesh ka pikëlluar të gjithë artistët në Rusi.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vdes interpretuesi ne moske vdes interpretuesi ne moske

Sondazh

Poll