Bota

Protestë e dhunshme në Romë, qytetarët kundër vaksinës anti-covid dhe “Green Pass”-it

9 Tetor 2021, 20:32 Nga DOSJA
Protestë e dhunshme në Romë, qytetarët kundër

ITALI– Qytetarët në Romë kanë mbajtur sot një protestë kundër miratimit të “Green Pass” nga qeveria italiane dhe kundër vaksinimit anti-covid. Mediat e huaja shkruajnë se protesta mori një kthesë të dhunshme mbrëmjen e kësaj të shtune kur policia u përgjigj ndaj qytetarëve me gaz lotsjellës. Mes gati 10000 protestuesve në sheshin ‘Piazza del Popolo’, ishin edhe aktivistë të së djathtës ekstreme, duke përfshirë grupin neo-fashist ‘Forza Nuova’ dhe liderin e tyre Giuliano Castellino, i cili priu turmën.

 

Demonstrata u organizua në shenjë proteste kundër kalimit të gjelbër, certifikatë dixhitale ose letre që konfirmon marrjen e vaksinës anti-covid, testin negativ ose shërimin nga virusi të personit që e posedon. Nga 15 tetori Italia do të kërkojë nga të gjithë punëtorët, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, të paraqesin një Green Pass në vendin e punës ose të përballen me pezullim pa pagesë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni proteste e dhunshme ne rome proteste e dhunshme ne rome

Sondazh

Poll