Bota

Zgjedhjet lokale me 17 tetor, Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë të luftojnë për të drejtat e tyre

9 Tetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale me 17 tetor, Vuçiç thirrje serbëve në

SERBI-Presidenti i serbisë, Aleksandër Vucic, iu ka bërë thirrje komunave serbe në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas mediave, ai u shpreh se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, për vetën, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme dhe të jenë pranë popullit të tyre në komunat në jug të Kosovës”, tha Vuçiç.

Lista Serbe fitoi në zgjedhjet e fundit të dhjeta vendet e garantuara për komunitetin serb në Kosovë. Me 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale të rradhës, ku 1.8 milion qytetarë të Kosovës do të zgjedhin 38 kryetarët e rinj të komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni presidenti vucic zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 presidenti vucic zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll