Bota

Prodhuesit vendorë: Përshëndesim dhe përkrahim vendimin e MINT

9 Tetor 2021, 17:58 Nga DOSJA
Prodhuesit vendorë: Përshëndesim dhe përkrahim vendimin e

KOSOVË– Prodhuesit vendor të ushqimit të kafshëve përshëndesin vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave mbrojtëse anti damping ndaj produkteve të caktuara nga Serbia.

Ditën e djeshme, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kjo ministri ka marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping për produktet të caktuara nga Serbia. Vendimi ka të bëjë me masat për koncentratin e kafshëve që importohet nga Serbia.

“Vendimet i kanë paraprirë hetimeve dhe janë konfirmuar se produktet në fjalë shiten më lirë në Kosovë se në Serbi. Kjo situatë i dëmton drejtpërdrejt prodhuesit vendor”, tha ajo.

Ky vendim dhe analiza e bërë nga MINT është përshëndetur nga të gjithë prodhuesit vendor të ushqimit të Kafshëve, me në krye kompaninë Agro Com, e cila vepron prej 14 vitesh në Republikën e Kosovës. Investimi gjermano – shqiptar, ka qenë një ndër të parët që e ka ngritur çështjen e sigurisë së ushqimit të kafshëve të importuar nga Serbia duke hedhur dyshime jo vetëm në lidhje me çmimin e lirë, por kryesisht në lidhje me cilësinë e produktit i cili nga kafshët hyn në të gjithë linjën e zingjirit ushqimor duke u përcjellë deri tek konsumatori primar.

Vendimi i MINT nuk mbron vetëm prodhuesin vendor, por kryesisht ndihmon dhe shkon direkt në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe qytetarit të Kosovës, kanë deklaruar prodhuesit e ushqimit të kafshëve në Kosovë.

Marrë nga Parrotlla

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni

Sondazh

Poll