Sport

Dardanët, të pafuqishëm përballë nordikëve në Solna, Suedia e dyta me 12 pikë

9 Tetor 2021, 18:02 Nga DOSJA

STOKHOLM – Mbyllet me humbje ‘aventura’ e Dardanëve në përballjen me nordikët e Suedisë. Përfaqësuesja e Kosovës u mund me rezultatin 3-0, duke përsëritur shifrat e takimit të pare, të zhvilluar në mars të vitit të shkuar në Prishtinë.

Ishte Forberg, ai që shënoi golin e parë për Suedinë, në minutën e 29-të nga pika e bardhë e penalltisë. Me rezultatin 1-0 për nordikët u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë, kur loja e Dardanëve më e gjallë, sulmuesi Isak, në minutën e 62-të shënon edhe golin e dytë. Quaison, thuajse i sapo futur në fushë, në minutën e 79-të shënon përsëpri, duke fiksuar edhe fitoren 3-0 për Suedinë.

Pas gjashtë ndeshjesh në grupin B, përfaqësuesja e Kosovës rregjistron humbjen e katërt dhe me 4 pikët e grumbulluara (ka fituar 1-0 ndaj Gjeorgjisë dhe barazuar 1-1 me Greqinë), renditet në vendin e katërt, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë me 1 pikë.

Renditjen në grup e kryeson Spanja me 13 pikë pas gjashtë ndeshjes, e ndjekur nga Suedia me 12 pikë pas pesë ndeshjesh, Greqia 9 pikë gjithashtu pas pesë ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dardanëve kosovës” suedisë u mund me rezultatin 3-0 dardanëve kosovës” suedisë u mund me rezultatin 3-0

Sondazh

Poll