Sport

VIDEO/ Debutoi në futbollin profesionist 13-vjeç, ja kush është sulmuesi që vendosi rekordin historik

9 Tetor 2021, 17:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Debutoi në futbollin profesionist 13-vjeç, ja kush

SHBA-Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Axel Kei hyri në fushë në minutën 61 të ndeshjes midis Real Monarchs dhe Colorado Springs e vlefshme për javën e 28 -të të kampionatit (Seria B SHBA). Këtu nuk ka asgjë të veçantë, por lojtari ka thyer një rekord pasi lojtari më i ri që ka luajtur në futbollin profesionist vetëm 13-vjeç e 9 muaj.

Axel Kei hyri si zëvendësues në minutën e 61-të në vend të Bobby Wood në barazimin pa gola të Real Monarchs kundër Colorado Springs Switchbacks. Lojtari ka thyer kështu rekordin e Freddy Adu, i cili ishte 14 vjeç kur bëri debutimin e tij për DC United.

 

We told you to pay attention to Axel Kei ?

This goal was the second of his hat-trick for @RSLAcademy today pic.twitter.com/7raXIvtIWO

— MLS NEXT (@MLSNEXT) June 27, 2021

Siç është raportuar nga KSL Sports, Kei ka lindur në Bregun e Fildishtë para se të shkonte me familjen e tij në Kaliforni si fëmijë.Kei iu bashkua Akademisë Real Salt Lake vitin e kaluar, duke shënuar një mori golash me U-15.13-vjeçari fitoi Këpucën e Artë për moshat U-15.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport axel kei shba axel kei shba

Sondazh

Poll