Politike

“Nuk mund të presim më vetëm nga BE”, Xhaçka: Ballkani i Hapur, mënyra e vetme për zhvillim

8 Tetor 2021, 17:59 Nga DOSJA
“Nuk mund të presim më vetëm nga BE”, Xhaçka:

TIRANË– Ministrja e Punëve të jashtme, Olta Xhaçka, gjatë një aktiviteti të mbajtur ditën e sotme në Tiranë është shprehur se potenciali që paraqet Ballkani i Hapur është një ndër avantazhet më të mëdha që mund të ofrojë rajoni. Sipas ministres, Ballkani i Hapur dhe Shqipëria kanë qenë një urë lidhëse mes lindjes e perëndimit duke sjellë zhvillim në rajon.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor si një i tërë duan që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri në fakt, mbështetja për integrimin evropian është në nivele që sot janë të paimagjinueshme për çdo vend anëtar. Dhe sigurisht që jemi duke punuar fort, për të bërë gjithçka për të ngushtuar hendekun e zhvillimit, modernizimit, sundimit të ligjit që na ndan nga BE. Është bërë vërtet shumë punë dhe shumë progres, të cilat janë njohur sot edhe nga ato që ishin dikur shtetet më skeptike kundrejt arritjeve të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor. Pra, ajo që ka ndryshuar, nuk është dëshira dhe përkushtimi jonë ndaj ëndrrës evropiane. Ajo që ka ndryshuar është që ne kemi kuptuar që nuk mund të presim më vetëm nga BE dhe që paradigma që ka përkufizuar raportin tonë me BE duhet të ndryshojë”, tha ajo.

Ballkani i Hapur, i njohur ndryshe si mini-shengeni ballkanik, është nisma e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të forcuar marrdhëniet ekonomike e politike mes tyre.  

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani i hapur olta xhacka ballkani i hapur olta xhacka

Sondazh

Poll