Politike

‘Jeni në moshë me babain tim’/ Tha se nuk e kishte ndjekur protestën, Rama: Se shani aty poshtë në kor

8 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
‘Jeni në moshë me babain tim’/ Tha se nuk e kishte ndjekur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me avokatin Adriatik Lapaj nisur nga një debat për rritjen e çmimeve. Të ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, në fillim Rama tha se nuk e kishte ndjekur protestës. Më pas, në debat e sipër me avokatin Adriatik Lapaj e akuzui se bashkë me protestuesit e tjerë e kishin sharë në kor. 

PJESË NGA BISEDA:

Lapaj: Çërçilli thotë se nuk kam parë asnjë politikan që të hajë gënjeshtra dhe të ketë dhimbje barku.

Rama: Tani më dal një sekondë. Po flet me mua ballë për ballë.

Lapaj: Po më citove, ta citova

Rama: Kur dilni atje poshtë mund të bërtisni në kor dhe të shani siç shahet rrugëve.

Lapaj: Unë nuk shaj, jam djalë i kulturuar.

Rama: Atje koret ishin në kupë të qiellit. Mua në sy gënjeshtar nuk më thua dot. Nëse ke një problem me moshën, sheshi është atje dhe paraqituni.

Lapaj: Jeni në moshë me babain tim, kam respekt

Rama: Faleminderit. Kam respekt për ty se të kam parë që angazhohesh edhe me turizmin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik lapaj edi rama adriatik lapaj edi rama

Sondazh

Poll