ME VD: A e ka armik Bashën? Rama: Gjyshja ime thoshte se mllefi është e zeza e të zotit
8 Tetor 2021, 20:59Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Lirë” në Tv Klan ka përmendur një shprehje të gjyshes së tij që ka të bëjë me mllefin dhe shprehet se nuk ka asnjë armik, aq më pak Lulzim Bashën. Sipas tij, ai nuk është në beteja për shkak të mllefit të tij ndaj dikujt, por për shkak të ambicies dhe aspiratave të tij.
Arian Çani: Një nga mëkatet që nuk e ka dhe ia vënë të tjerët dhe e quajnë si arrogant është gjatësia. Kam lexuar pafund njerëz të cilët përballë njerëzve të gjatë kompleksohen pafund.
Arjan Curi: Edhe kryetari i opozitës është i gjatë. Nuk ka armik vetëm Lulzim Bashën, Rama, ka shumë njerëz që nuk e duan.
Edi Rama: Nuk kam asnjë armik unë.
Arian Çani: Kur them armik, them armik politik, kundërshtar.
Edi Rama: Gjyshja ime thoshte mllefi është e zeza e të zotit, pra në qoftë se njeriu ka mllef dhe armiqësi ndaj dikujt është problemi i tij në radhë të parë, është ai vetë që nuk është i lirë.
Arjan Curi: Jo gjithmonë është ashtu, është edhe tjetri që e shtyn në mllef.
Edi Rama: Dakort, nuk diskutohet sepse mllefi nuk vjen si faktor natyral, është dikush që ta provokon, por njerëzit e fortë duhet ta kapërcejnë dhe unë nuk kam mllef. Mllefi është diçka që të gjeneron gjatë gjithë kohës energjinë për të zhvilluar një betejë. Unë nuk jam në betejë nga mllefi kundër dikujt, unë jam në betejë nga ambicia ime, nga aspiratat e mia për…
Marrë nga tvklan.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë d...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se Shqipëria nuk do të mbetet pa drita nga kriza energjitike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë kryemini...
I pyetur për Foltoren e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është e rëndë dhe për të ardhur keq.Arian Çani...
Kryeministri Rama i ftuar në “Zonën e Lirë” në Tv Klan ka treguar se kriza e energjisë e cila ka prekur gjithë botën do jetë agresive deri në Qershorin e vitit ...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar emrat e tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëll...