Aktualitet

Bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë! Fundosi ish-drejtorin dhe 3 të tjerë, çfarë përmban kanali “AGRO RTSH̶

8 Tetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
Bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë! Fundosi ish-drejtorin

TIRANË- RadioTelevizioni Shqiptar u “pasurua” në maj të vitit 2020 me kanalin RTSH Agro, një kanal dedikuar kulturës së bujqësisë. Ky kanal ka kushtuar 86 mln lekë, duke sjellë sot arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit dhe persona të tjerë për abuzime me tenderat.

Por çfarë përmban kanali?

RTSH Agro ka ardhur si zëvendësim i RTSH Jetë, që ishte planifikuar nga transmetuesi publik për t’u lancuar si kanal televiziv. Kanali u njoftua se vinte si bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, një paralajmërim që u bë nga ministri i asokohe Niko Peleshi në Shkurt të 2018-ës.

“RTSH Agro është i dedikuar fshatit dhe fermerëve. Përmes këtij kanali, fermerët do të kenë mundësi të njihen me teknologjitë e reja në fushën e prodhimit, në blegtori, vreshtari, pemëtari, produkte bujqësore, me risitë dhe me informacionin e nevojshëm. Do të ketë hapsirë për promovimin e fermave të suksesshme dhe produktet bio,”-është njoftuar.

LAJMI KRYESOR: Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci spak ne rtsh arrestohet thoma gellci spak ne rtsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2021, 15:35

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga dosja hetimore lidhur me vdekjen e çiftit në Tiranë, vetëm 6 ditë më parë. Gazetarja Anila Hoxha ka bër...