Aktualitet

Sherri për kioskën/ Tentoi të digjte të moshuarin, arrestohet 65-vjeçari, i plagosuri me urgjencë në spital

11 Qershor 2019, 08:03 Nga DOSJA
Sherri për kioskën/ Tentoi të digjte të moshuarin,

Tiranë- Në Durrës është arrestuar 65-vjeçari me iniciale I.R pasi tentoi të digjte një 67-vjeçar me iniciale K.SH për shkak të pronësisë për një koskë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 të qytetit ku 65-vjeçari i ka hedhur naftë në qafë të moshuarit.  Sipas policisë 67-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i i policisë:

Durrës-Tentoi të digjte më lëndë djegëse për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë autori.

Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në lagjen Nr.6, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të djegë me lëndë djegëse shtetasin K . Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 65-vjeçari i vë flakën të moshuarit arrestohet 65-vjeçari në durrës 65-vjeçari i vë flakën të moshuarit arrestohet 65-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll