Aktualitet

Aksident në Elbasan, përplas me makinë 12-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

11 Qershor 2019, 06:54 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, përplas me makinë 12-vjeçarin,

ELBASAN– Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se 12-vjeçari është përplasur nga një makinë e tipit “Hondai”, në fshatin Mengël të Elbasanit.

I mituri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar.

Njoftimi i policisë Elbasan

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues  në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksidentohet 12 vjecari elbasan aksident ne elbasan aksidentohet 12 vjecari elbasan

Sondazh

Poll