Aktualitet

Rrihnin bashkëshortet në sy të fëmijëve, prangosen dy burrat e dhunshëm në Fier

11 Qershor 2019, 07:20 Nga DOSJA
Rrihnin bashkëshortet në sy të fëmijëve, prangosen dy

FIER- Dy persona kanë rënë sot në prangat e Policisë në Fier, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Sipas një njoftimi nga blutë e Fierit bëhet me dije se të arrestuarit janë shtetasit K.M, 29 vjeç dhe B.Ç, 55 vjeç dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre në sy të fëmijëve të mitur.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohen 2 shtetas për “Dhunë në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: K.M, 29 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

B.Ç, 55 vjeç, banues në Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së mitur.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë plotësuar 4 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje për 4 shtetase të cilat janë dhunuar psikologjikisht nga familjarët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Dhuna në familje duket se është një fenomen gjithmonë e në rritje në Shqipëri, pasi Policia njofton se janë lëshuar disa urdhër-mbrojtjeje për katër qytetare, të cilat dhunoheshin në ambientet  e tyre familjare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje policia fier urdher mbrojtje dhune ne familje policia fier urdher mbrojtje

Sondazh

Poll