Politike

Berisha “shpërthen” me akuza: Rama dhe ministrat e tij luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit

8 Tetor 2021, 17:44 Nga DOSJA
Berisha “shpërthen” me akuza: Rama dhe ministrat e tij

ELBASAN-Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar edhe njëherë krizën energjitike në vend, duke bërë fajtor kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij. Nga “Foltorja” e Elbasanit, Berisha tha se të gjithë po u shërbejnë oligarkëve dhe po luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. 

“Rama para një jave alarmoi njerëzit me krizën e jashtëzakonshme që do përpijë Shqipërinë. Çfarë është kjo? Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij në mënyrë absolute. Ky ka qenë një ndër vitet më të mbara të Shqipërisë, në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotën më maksimale. Cdo kryeministër e di shumë mirë që ajo kaskadë është rezerva më e mirë e shtetit shqiptar brenda territorit të vet. Blihet energji verës së është më lirë dhe ruhet për të vjeshtë dhe fillim dimri. ka zbrazur kaskadën në mënyrën më të papërgjegjshme, e ka çuar në kuota e bllokimit të plotë të prodhimit të energjisë, duke shitur energji me çmim 50% më të ulët se tregu dhe 3 herë të ulët nga sa është sot me të cilën ne blejmë energjitë. Krizën e kemi nga Edi Rama dhe ministrat e tij të cilët luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Ndryshe s’mund të ndodhë kjo,“-tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve, Berisha merr “frerët” e opozitës: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme në vend, si në ’90!

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes elbasan sali berisha sali berisha ne elbasan aksioni i berishes elbasan sali berisha sali berisha ne elbasan

Sondazh

Poll