Art&Argëtim

“S’ka shkrirje”/ Gjinushi flet për Akademinë e Studimeve Albanologjike. Gjekmarkaj: Gënjeshtër! Do t’i drejtohem Kus

8 Tetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
“S’ka shkrirje”/ Gjinushi flet për Akademinë e

TIRANË– Përplasje për Akademinë e Shkencave në Tiranë mes kreut të saj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajt. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi ka sqaruar sot nga Shkodra, ku mori pjesë në 85-vjetorin e lindjes të akademikut të shquar shkodran Bahri Beci, pretendimet për shkrirjen e qendrës të studimeve albanologjike.

Në fjalën e tij, Gjinushi tha se nuk bëhet fjalë për një shkrirje, por për një bashkim të Akademisë së studimeve albanologjike me atë të shkenvave. Sipas kreut të ASH, shkrirja po bëhet në mënyrë që të politika të kthejë sytë.

“Bëhet fjalë për ribashkim të Akademisë së Studimeve me Akademinë e Shkencave, të cilat vazhdimisht kanë punuar bashkë. Akademitë si rregull kanë në gjirin e tyre, në pjesë të punës së tyre edhe rrjetin e caktuar të instituteve. Ky është një modelet më produktiv që rezulton, aq më tepër në një vend të vogël, i cili s’ka komoditetin të ketë thjesht një akademi honorifike. Kështu që nuk e di nga e keni gjetur këtë fjalën e shkrirjes, bëhet fjalë për ngritje dhe pikërisht është zgjedhur që si hapi i parë të jenë Akademitë, institute albanologjike për vetë faktin që Akademia e Shkencave prioritare ka zhvillimin e shkencave albanologjike. Ndaj do zhvillohet dhe Kuvendi albanologjik pas 40 vitesh, kështu që çdo gjë është me mirëkuptim, në bashkëpunim dhe e gjithë ajo bëhet që qeveria, politika të kthejnë më shumë sytë nga shkenca. Qoftë nga shkencat albanologjike, qoftë nga shkencat e natyrës apo teknologjitë,”– deklaroi Gjinushi.

Nuk kalooi shumë kohë dhe një kundërpërgjigje erdhi edhe nga deputeti demokrat, i cili ka publikuar dokumentet që sipas tij, faktojnë se si Skënder Gjinushi ka kërkuar shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare. Në reagimin e tij, Gjekmarkaj thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e problemit, ndërsa ironizon të gjithë situatën e krijuar me vargjet e Gjergj Fishtës.

Deklarata e Gjekmarkajt:

Ja e vërteta e dokumentuar: sesi Gjinushi *& Co kanë kërkuar asgjësimin, më keq sesa shkrirjen, e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare që kjo gëzon falë Ligjit nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, me gjithë të metat e këtij Ligji, dhe kthimin në statusin e vendimit të Komitetit Qendror të PPSH të vitit 1972 të instituteve të Albanologjisë (Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit etj.)! Shikoni relacionin e Gjinushit dhe reagimim e Akademisë së studimeve Albanologjike nëpërmjet shkresës zyrtare të firmosur nga Rektori legjitim i këtij institucioni pra i dekretuar nga Presidenti i Republikes Prof Dr Luan Perzhita ! Sot ai( Gjinushi) i padekretuar dhe jo legjitim fakt ky për të cilin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë do ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese, para gazetarëve foli për “bashkim” ! Kishte me thanë Fishta “Rrenat ja ka lanë lija zanat”!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture agron gjekmarkaj akademia e shkencave shkrirja e akademise se studimeve albanologjike skender gjinushi agron gjekmarkaj akademia e shkencave shkrirja e akademise se studimeve albanologjike skender gjinushi

Sondazh

Poll