Art&Argëtim

Kush do jetë James Bond? Idris Elba mohon gjithçka: S’do jem 007 i radhës…

7 Tetor 2021, 21:05 Nga DOSJA
Kush do jetë James Bond? Idris Elba mohon gjithçka: S’do jem

SHBA– Ky vit shënon herën e fundit që fansat e James Bond do të shohin Daniel Craig duke luajtur spiunin legjendar, 007. 53-vjeçari ka hequr dorë nga roli legjendar pas filmit të tij të fundit, No Time To Die.

Një numër aktorësh po përfliten për ta zëvendësuar, ku më i fundit është Idris Elba.

Por gjatë premierës për filmin e ri të Elba -s në Netflix, The Harder They Fall, ylli u pyet nëse do të luante spiunin, por duket se ai e përjashtonte veten nga gara.

“Jo, nuk do të jem James Bond.”

Elba më pas u pyet nëse të paktën do të donte të merrte rolin. Ai u përgjigj: “Kush nuk do?”

Deri më tani, në 25 filma, James Bond është portretizuar gjithmonë nga një aktor i bardhë. Përveç Elbës, një tjetër kandidat është aktori britanik Tom Hardy.

Marrë nga express.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz agjenti 007 daniel craig luther elba agjenti 007 daniel craig luther elba

Sondazh

Poll