Art&Argëtim

“Mizor dhe i panevojshëm”, filmi mbi jetën e Princeshë Dianës përballet me kritika të shumta

8 Tetor 2021, 15:08 Nga DOSJA
“Mizor dhe i panevojshëm”, filmi mbi jetën e

BRITANI– Ekspertët mbretërorë kanë cilësuar si mizor filmin e fundit mbi jetën e princeshës Diana, të luajtur nga Kristen Stewart. Kritikët u shprehën se filmi ishtë mizor dhe i panevojshëm. 31-vjeçarja Stewart, që mban rolin e princeshës, e portretizon atë në disa nga momentet më të errëta të jetës pak para vdekjes së saj në 1997-ën. Skenat promocionale të publikuara më herët tregojnë Dianen e Kristenit teksa shpërthen në lot para të birit të saj, princit William, gjatë vështirësisë së saj për të përballuar problemet me çrregullimin e të ushqyerit. Princesha e ndjerë vuante nga bulimia dhe ‘Spencer’ i portretizon në detaje problemet e saj me shëndetin mendor. Ekspertët mbretërorë e cilësuan filmin shqetësues dhe theksuan impaktin që mund të ketë tek dy fëmijët e saj, princin William dhe princin Harry.

“Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Do të jetë e tmerrshme për ta, që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë.” tha Ingrid Seward, kryeredaktore e Majesty Magazine.

‘Spencer’ u sjell shikuesve një përshkrim dramatik të jetës së princeshë Dianë, menjëherë pasi martesa e saj me Princin Charles prek fundin. Filmi dokumenton tre ditët e saj në Sandringham House me familjen mbretërore, ku ajo merr vendimin përfundimtar për tu divorcuar nga mbreti i ardhshëm.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture filmi spencer kristen stewart princeshe diana filmi spencer kristen stewart princeshe diana

Sondazh

Poll