Art&Argëtim

Ylli i serialit ‘Squid Game’, Jung Ho Yeon bëhet aktorja koreane më e ndjekur në Instagram për 3 javë

8 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Ylli i serialit ‘Squid Game’, Jung Ho Yeon bëhet aktorja

KOREJA E JUGUT– Suksesi i serialit të ri kroean, “Squid Games” tashmë i ka dhënë aktorëve të tij një famë ndërkombëtare. Aktorja Jung Ho Yeon, e cila është pjesë e serialit, ka qenë dëshmitare e një rritjeje të madhe të ndjekësve në Instagram.

Sipas mediave të huaja, Instagrami i Jung Ho Yeon po grumbullon gradualisht mijëra ndjekës që janë rritur në miliona në total. Që nga 5 tetori, ndjekësit e Jung Ho Yeon në Instagram janë mbi 13 milionë që ka tejkaluar atë të aktores, Lee Sung Kyung.

Suksesi i shfaqjes ka bërë që ndjekësit e Jung Ho Yeon të rriten pothuajse 20 herë në harkun e dy javëve duke e bërë atë aktoren koreane më të ndjekur në Instagram. Ndërkohë, aktorja dhe modelja, Lee Sung Kyung e cila ishte në vendin e parë me mbi 12 milionë ndjekës tani ka zbritur në vendin e dytë.

Shfaqja e Netflix ‘Squid Game’ ka tërhequr shikueshmëri të lartë në të gjithë botën. Ajo po promovohet si shfaqja tjetër më e madhe në platformë pas ‘La casa del papel’.

Seriali i Koresë së Jugut është një dramë e dhunshme që i vë njerëzit në një situatë lojërash të rrezikshme nga të cilat ata duhet të qëndrojnë deri në fund për të fituar një çmim të madh parash që do të ndryshojë pasurinë e tyre. Dhe ky shpërblim është eimjaftueshëm që njerëzit të qëndrojnë gjatë gjithë lojës, duke u përballur me të gjitha llojet e rreziqeve, për të fituar të gjitha paratë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz jung ho yeon lee sung kyung squid games jung ho yeon lee sung kyung squid games

Sondazh

Poll