Art&Argëtim

Ish-missi lë pas edhe mbretëreshën Elizabet, pas divorcit bëhet gruaja më e pasur në Britani

7 Tetor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Ish-missi lë pas edhe mbretëreshën Elizabet, pas divorcit

BRITANI E MADHE– Kristy Bertarelli, ish ‘Miss Britania e Madhe’, tani një tekstshkruese është bërë gruaja më e pasur në Britani, duke ia kaluar edhe vetë mbretëreshës Elizabet.

Mediat raportuan se 53-vjeçarja u divorcua nga bashkëshorti i saj Ernesto Bertarelli, i cili është i 14-ti në listën e njerëzve më të pasur në botë të Sunday Times. Pasuria e tij arrin në 12 miliardë euro.

Pas ndarjes, Kristi përfitoi nga kjo pasuri 500 milionë euro, shtëpi në liqenin e Gjenevës në Zvicër me vlerë 60 milionë euro dhe shtëpi në Gstaad e vlerës 10 milionë euro. Çifti u divorcua pas 21 vitesh martesë dhe kanë 3 fëmijë. Kristy Bertarelli është tekstshkruese këngësh. Ajo ka lindur në Itali dhe ushtron biznesin e saj në Zvicër.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kristy bertarelli kristy bertarelli

Sondazh

Poll