Reshjet në vend, Peleshi: Priten të jenë normale, nuk ka rrezik për përmbytje
8 Tetor 2021, 11:34Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jetë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme që mund të krijohet nga reshjet e shiut. Peleshi nuk i konsideron të rrezikshme reshjet e shiut që priten të vijnë në ditët në vijim. Ministri i bën thirrje Bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ai bën të ditur se kjo situatë do të vazhdojë deri me 12 tetor dhe në Dibër e Vlorë pritet që të ketë reshje të izoluara.
POSTIMI I PELESHIT:
Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t’u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Në Shqipëri, qeveria vendosi sot të shpallë emergjencën energjitike. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama pas një mbledhjeje jashtë radhe të ...
TIRANË– Shirat nuk kanë të ndalur as sot. Shqipëria do të jetë e mbizotëruar nga një mot i ftohtë e me shira të dendur edhe gjatë ditës së sotme, një...
KURBIN– Qytetarët e Kurbinit kanë dalë në protestë para Bashkisë së Kurbinit dhe kërkojnë që tu jepet bonusi i qirasë pasi shtëpitë i humbën në tërmetin t...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten se kishte vendosur shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha. Hoxha, e cila iu nënshtrua v...
MURIQAN- Një 33-vjeçar me emin Callum Sinclair, banues në Britaninë e Madhe është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Muriqanit. Mësohet se, 33-...
GREQI– Shqiptari që terrorizoi qytetarët në Athinë në orët e para të mëngjesit, ishte i njohur për autoritetet greke. Një dosje e regjistruar pranë Autori...
TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim në 24 orët e fundit në kryeqytet.Sipas njoftimit të policisë, shtetasi ...
ITALI- Burgim i përjetshëm për njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së Besnik Metajt, një shqiptar 42-vjeçar që jetonte në Vittorio Veneto, i vrarë dh...