Aktualitet

HARTA-LIVE/ Shqipëria nën sundimin e motit të keq, era lë fshatrat e Lezhës pa drita, rrëzon pemë në Korçë

8 Tetor 2021, 05:45 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ Shqipëria nën sundimin e motit të keq, era lë

TIRANË– Shirat nuk kanë të ndalur as sot. Shqipëria do të jetë e mbizotëruar nga një mot i ftohtë e me shira të dendur edhe gjatë ditës së sotme, njësoj si dje. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut. Sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Moti i keq ka sjellë dëme në Lezhë, ku ka rrëzuar një pemë dhe ka bërë që 16 fshatra të mbeten pa energji elektrike.

Moti i keq ka sjellë probleme edhe në qytetin e Korçës. Rrugët janë të mbushura me pemë të thyera dhe stolat e parqeve të dëmtuar. Në Korçë ka probleme edhe me energjinë elektrike. Në disa lagje dhe një njësitë administrative në Dardhas të Pogradecit, mungon energji elektrike, për shkak të erës së fortë.

Një ditë më parë moti i keq dhe shirat shkaktuan probleme në të gjithë vendin. Shumë akse rrugore u bllokuan, ndërs Korça mbeti pa energji elektrike.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 8 tetor 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 8 tetor 2021

Sondazh

Poll