Aktualitet

VIDEO- Banorët protestojnë para Bashkisë së Kurbinit: Kërkojmë bonusin e qirasë, ç’bëhet me rindërtimin? Kryebas

8 Tetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
VIDEO- Banorët protestojnë para Bashkisë së Kurbinit:

KURBIN– Qytetarët e Kurbinit kanë dalë në protestë para Bashkisë së Kurbinit dhe kërkojnë që tu jepet bonusi i qirasë pasi shtëpitë i humbën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Dhjetëra familjarë janë grumbulluar përpara derës së Bashkisë së Kurbinit dhe kërkojnë zgjidhje. Ata shprehen se duan që të zhvillojnë një takim e mbledhje me kryebashkiaken Majlinda Cara, për të marrë vesh detaje nga procesi i rindërtimit, por që nuk i ka pritur askush.


“Jemi të pastrehë të dëmtuar nga tërmeti. Qysh me zgjedhjen e kryetares së kësaj kryetares Zhela Bibës nuk kemi asnjë kontakt me të. Sa herë vijmë këtu gjithmonë kryetarja është larguar në drejtim të paditur. Kemi 6 muaj dhe akoma nuk po e takojmë dhe nuk do e takojmë se është larguar në drejtim të paditur. Nuk e dimë kur do të kthehet në drejtim të ditur,”- thotë një banor.

“Ne jemi pesë vetë, jemi pa punë dhe nuk kam mundësi të paguaj qiranë nëse shteti nuk na e kompenson emi një muaj e gjysmë që nuk e kam marrim,”- thotë një grua.

“Kërkoj takim. Kur ishte puna për të prishur shtëpin,ë më nxorri në rrugë të madhe. Si ka mundësi qën ë gjashtë muaj, nuk na lë asnë takim. Kam të paralizuar dhe fëmijë jetimë në shtëpi. S’kemi bonuse thonë. Asnjë përgjigje nuk kemi marrë,”- thotë dhe një tjetër grua.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet majlinda cara proteste ne kurbin majlinda cara proteste ne kurbin

Sondazh

Poll