Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Katari, arrestohet në Shqipëri 33-vjeçari britanik 

8 Tetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Katari, arrestohet

MURIQAN- Një 33-vjeçar me emin Callum Sinclair, banues në Britaninë e Madhe është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Muriqanit. Mësohet se, 33-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, në Katar e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”.

Njoftimi i Plotë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar:

Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet callum sinclair gjykata e dohas callum sinclair gjykata e dohas

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2021, 05:40

FOTOT- ‘Peshkohet’ mina 300 kg në Sarandë

SARANDË– Një minë me peshë 300 kilogramë është kapur nga peshkatarët. Mësohet se ka qenë trata e peshkarexhës që ka ngecur tek mina.Pasi e kanë pikas...