Aktualitet

EMRAT- Aksident i rëndë në Korçë, 29-vjeçarja ndërron jetë rrugës për tek Trauma, rëndë i shoqi

8 Tetor 2021, 07:21 Nga DOSJA
EMRAT- Aksident i rëndë në Korçë, 29-vjeçarja

KORÇË– Një 29-vjeçare e identifikuar si  Xhanina Hoxha banuese në fshatin Shqitas, Maliq, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë. Mësohet se 29-vjeçarja ishte pasagjere në mjetin e llojit “Ford” në momentin që u aksidentua në Pofradec.

Drejtuesi ishte 42-vjeçari Mariglen Hoxha, i cili humbi kontrollin e mjetit dhe dol inga aksi rrugor Grunjas-Kakaç në Korçë.

Të dy personat që ndodheshin në mjet, burrë e grua kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Traumës, por 29-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Drejtuesi i mjetit është në gjendje të rëndë dhe për të policia ka nisur procedimin penal për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce mariglen hoxha xhenina hoxha aksident ne korce mariglen hoxha xhenina hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2021, 05:40

FOTOT- ‘Peshkohet’ mina 300 kg në Sarandë

SARANDË– Një minë me peshë 300 kilogramë është kapur nga peshkatarët. Mësohet se ka qenë trata e peshkarexhës që ka ngecur tek mina.Pasi e kanë pikas...