Politike

“Asnjë ekran që financohet me paratë e korrupsionit, s’e mbulon dot të vërtetën”, Basha: Shqiptarë jetojnë me më

7 Tetor 2021, 19:45 Nga DOSJA
“Asnjë ekran që financohet me paratë e korrupsionit,

TIRANË – Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ndarë në rrjetin social Twitter fjalimin e tij të mbajtur në seancën e sotme parlamentare. Basha ka fajësuar qeverinë Rama, duke shtuar se mediat që ai paguan thonë gënjeshtra dhe ndërsa thekson gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Fjalën e tij, Basha e ka vazhduar duke thënë se shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqim se gjithë Europa dhe se çmimet bien ndesh me rrogat e shqiptarëve. 

Kryeopozitari ka thënë se pensionistet mbajnë veten gjallë me pensionet që marrin dhe se rinia endet e papunë e nuk largohet nga vendi vetëm për shkak të familjes.

“Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korruspsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve.Janë edhe pensionistët që orvanten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta”, ka thënë Basha.

Ngritja e çmimeve ka vetëm një qëllim, t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare, gjysma e të cilave jeton në varfëri. Asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit nuk e mbulon dot të vërtetën? pic.twitter.com/Vd3moD9fKm

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 7, 2021

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne twitter seanca plenare 7 tetor 2021 lulzim basha lulzim basha ne twitter seanca plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll