Politike

LVV e cilësonte si “të tepërt”! Veliaj shkon në Shkup, bën fushatë për kryebashkiakun e Zaevit: Babai i kryeq

7 Tetor 2021, 20:42 Nga DOSJA
LVV e cilësonte si “të tepërt”! Veliaj shkon në

SHKUP– Maqedonia e Veriut ka nisur fushatën për zgjedhjet që priten të mbahen më 17 tetor 2021. Por krejt papritur në zgjedhje është shfaqur edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili doli në mbështetje të homologut të tij Petre Shilegov. Ky i fundit cilësohet nga kryeministri Zoran Zaev si “babai” i qytetit të Shkupit.

Të dy me biçikletë, si Veliaj ashtu edhe Shilegov kanë përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët duke kërkuar votën e tyre. Ndërkohë që sigurisht që Veliaj nuk e ka humbur mundësinë që të flaës edhe për “arritjet” e tij në Tiranë.

“Shumë ditë e mirë për të qenë në Shkup. Jam Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës. Jemi qytete si-motra dhe si çdo motër e vëlla që krenarohen me njëri-tjetrin teksa rriten dhe bëhen të suksesshëm, kënaqemi se Shkupi rritet çdo ditë. Fakti që kemi një “team-leader” është histori suksese. Më kujton punën që kemi bërë në Tiranë. Asnjë punë nuk është e përkryer, do ketë gjithmonë opozitë por kush janë ata që e çojnë para qytetin. Të shohësh Shkupin e transformuar është kënaqësi,”-thotë Veliaj në anglisht për të gjithë qytetarët e vendit fqinj.

VIDEOJA E PLOTË:

Por ishte pikërisht Veliaj, në vitin 2019 kur anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri mbështesnin protestuesit e Astirit, kryebashkiaku pretendonte se po ndërhynin në punët e brendshme të Tiranës. Por mesa duket thjesht e ka marrë marrë për fushatë e zgjedhje pasi në mandatin e tij të dytë nuk pari asnjë kundërshtar përballë. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që një socialist kërkon ndihmë për një parti tjetër. Edi Rama kërkoi nga malazezët që të votonin për mikun e tij, presidentin Milo Gjukanoviç, por partia e tij “ra” nga pushteti.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj petre shilegov zgjedhjet lokale ne maqedoni erion veliaj petre shilegov zgjedhjet lokale ne maqedoni

Sondazh

Poll