Bota

NATO dëbon 8 diplomatë rusë, Kremlini: Keni shkatërruar çdo mundësi për rifillimin e dialogut

8 Tetor 2021, 07:12 Nga DOSJA
NATO dëbon 8 diplomatë rusë, Kremlini: Keni shkatërruar

RUSI- Vendimi i NATO-s për të dëbuar 8 diplomatë rusë ka shkatërruar çdo mundësi për rifillimin e dialogut mes Rusisë dhe NATO-s. TASS shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov.

“Ka një mospërputhje të dukshme midis deklaratave të zyrtarëve të NATO-s në lidhje me dëshirën e tyre për të normalizuar marrëdhëniet me vendin tonë dhe veprimet reale. Këto veprime, natyrisht, nuk lënë vend për iluzione në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e dialogut me NATO-n,”tha Peskov.

NATO ka vendosur të dëbojë tetë diplomatë rusë pasi dyshohet së kanë qenë agjentë sekretë dhe të përgjysmojë madhësinë e misionit të Rusisë në aleancë nga 20 persona në 10. Tetë diplomatët pritet të largohen nga Brukseli, ku ka selinë aleanca, deri në fund të muajit dhe pozicionet e tyre të anulohen.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dmitry peskov nato dmitry peskov nato

Sondazh

Poll