Sport

VIDEO/ Akuzohet për ngacmim seksual, momenti kur futbollisti arrestohet nga policia në një klub nate

7 Tetor 2021, 18:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Akuzohet për ngacmim seksual, momenti kur futbollisti arrestohet nga

ANGLI-Mesfushori i Brighton, Yves Bissouma u arrestua të martën në mbrëmje me akuzën e ngacmimit seksual dhe kaloi gjithë ditën në burg. 25-vjeçari ishte në një klub nate dhe u filmua nga njerëzit në bregdetin e Brighton duke u shoqëruar nga dy oficerë policie.Përveç lojtarit u arrestua edhe shoku i tij 40-vjeçar që e shoqëronte.

Policia e Sussex njoftoi gjithashtu arsyen e arrestimit, duke anashkaluar emrin e Bissouma: “Dy persona u arrestuan pasi një grua raportoi se ishte sulmuar seksualisht në një vend takimi në Brighton. Një burrë rreth të dyzetave dhe një në të njëzetat, të dy nga Brighton, janë arrestuar me akuzën e sulmit seksual dhe aktualisht janë në paraburgim policor. Viktima po merr ndihmë të specializuar nga oficerët.”

Unnamed Brigton player arrested for sexual assault, and it looks like Yves Bissouma is being arrested here… pic.twitter.com/arFsFCuZQC

— Terry Munro Loyal (@rangersupdates3) October 6, 2021

Brighton, përmes një postimi në faqen zyrtare postoi: “Brighton është në dijeni se një nga lojtarët po bashkëpunon me policinë në hetimin e një krimi të supozuar. Çështja i nënshtrohet procedurave ligjore dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje për të komentuar më shumë në lidhje me këtë çështje “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brighton yves bissouma brighton yves bissouma

Sondazh

Poll