Bota

Rritet presioni ndaj Laschet, kërkohet rigjenerim i partisë pas humbjes në zgjedhje

7 Tetor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Rritet presioni ndaj Laschet, kërkohet rigjenerim i partisë pas

GJERMANI– Në Unionin konservator CDU/CSU ka filluar debati për rigjenerimin e partisë pas humbjes së ndjeshme në zgjedhjet e Bundestagut më 26 shtator dhe pasojat që duhet të ketë kjo për kryetarin e partisë, Armin Laschet. Të enjten zhvillohet një takim i grupit parlamentar të Unionit për të diskutuar mbi gjendjen aktuale, me ftesë të kreut të tij, Ralph Brinkmann, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Ndërkohë po shtohen kritikat nga radhët e brendshme ndaj kreut të CDU-së, Armin Laschet. Eksperti i njohur për çështjet e brendshme i CDU-së, Wolfgang Bosbach i kujton Laschetit hapjen e rrugës për brezat e rinj. “Në landin Renani Veriore-Vestfali (NRW) Armin Laschet tregoi me Hendrik Wüst, se si bëhet. Ai është një profil i ri, në mesin e të 40-ve”, tha Bosbach. Do të ishte një sinjal i mirë, nëse Laschet do të moderonte ndërrimin e brezave brenda CDU-së. “Bëhet fjalë për dinjitetin dhe respekt për vetë Armin Laschet”, theksoi Bosbach. “Nuk duam luftë të gjatë me javë. Për këtë i detyrohemi Armin Lschetit, që të veprojmë me respekt ndaj tij.

“Ndodhemi para një kthese”

Edhe kryetarja e CDU-së në degën e landit Renani-Palatinë, Julia Klöckner kërkoi rigjenerimin e partisë CDU. “Pas 16 vitesh qeverisjeje ndodhemi para një kthese“, tha zëvendëskryetarja e CDU-së. “Sado e vështirë që është kjo, ne duhet ta shohim këtë situatë edhe si shans.” Sipas Klöckner, ne si Union kemi detyrën e verifikimit si të përmbajtjeve edhe të personelit.

Pas vendimit për fillimin e bisedimeve të koalicionit tresh me socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët, zëvendëskryetari i partisë, Thomas Strobl u shpreh kritik. “Për ne është veçanërisht e hidhur dhe shpresoj një sinjal, që zhvillimet që na sollën në këtë pikë janë për fajin tonë“, tha Strobl për Funke Mediengruppe.

Edhe zëvendëskryetari i krahut të punëmarrësve në CDU, Dennis Radtke kritikoi partinë e tij për Funke Mediengruppe, se në opinion nuk e krijuam përshtypjen, se jemi në gjendje të formësojmë të ardhmen. “Para se të flasim për personelin, duhet të shohim njëherë, se çfarë shkoi keq dhe se si duhet të jemi në përmbajtje.” “Rigjenerimi i Unionit duhet të bëhet në qendrën e shoqërisë, sepse kemi humbur 2,5 milionë votues tek SPD dhe Të Gjelbrit.“/DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet cdu/csu në gjermani thomas strobl wolfgang bosbach zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 armin laschet cdu/csu në gjermani thomas strobl wolfgang bosbach zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll