Bota

Zyrtarja në Kosovë kërkon ti ulet paga me 12 mijë euro në vit, komisioni e merr në shqyrtim

7 Tetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Zyrtarja në Kosovë kërkon ti ulet paga me 12 mijë euro

KOSOVË-Auditorja e Përgjithshme në Kosovë, Vlora Spanca ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit.

Për shkak të rrethanave ekonomike kam menduar që do të ishte e drejt paga ime të jetë më e ulët dhe në proporcion me pagën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Spanca gjatë paraqitjes së kërkesës.  Gjatë raportimit, Spanca tha se me marrjen e pozitës së re, ka marrë vendim për uljen e pagave për disa pozita.

Kërkesa e Spancës, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kritikuan qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik.

Me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja është shtyrë aprovimi i kërkesës së auditores Spanca deri në javën e ardhshme, kur do  të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur ZKA.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni armend muja kuvendi i kosoves vlora spanca armend muja kuvendi i kosoves vlora spanca

Sondazh

Poll