Bota

Telashe të tjera për Pecorellin, prokuroria italiane nis hetimin për vjedhjen e thesarit të San Mamiliano

7 Tetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Telashe të tjera për Pecorellin, prokuroria italiane nis hetimin

ITALI- Prokuroria Publike e Grossetot ka nisur një hetim të ri mbi biznesmenin, Davide Pecorelli, për vjedhjen e disa monedhave të arit në Montecristo, të cilat mund të ishin në të vërtetë pjesë e thesarit të San Mamiliano, të zhdukura në 2019.

Sipas mediave italiane, pas ankesës për ndryshim identiteti, të sjellë nga karabinierët toskan për dokumentet e rreme në posedim të tij, me të cilët ky i fundit kishte rezervuar një hotel dhe një varkë në Giglio, tani vjen ai për marrjen e mallrave të vjedhur.

Dyshohet, në fakt, se monedhat e arta që Pecorelli thotë se i gjeti në dy limane të ishullit Montecristo, janë pjesë e thesarit të San Mamilianos, i zbuluar në 2004 në një kishë në Sovana (Grosseto), e ekspozuar për publikun në 2012 dhe më pas e vjedhur në 2019 nga muzeu i fshatit të vogël toskan.

Vetë Pecorelli, i cili u kthye dje në televizion në emisionin ‘I Fatti Vostri di Raiuno’, konfirmoi se si Prokuroria Publike e Grossetos filloi një hetim kundër tij për marrjen e pretenduar të monedhave të arit, me sekuestrimin, për më tepër, të të gjithë materialit të gjetur në dhomën e hotelit Giglio, ku përveç dokumenteve false, ishin gjetur harta të ishullit Montecristo dhe dokumente të tjera tipike të një eksperti të vërtetë.

Zhvillimet e mëtejshme vijnë në historinë e pabesueshme të sipërmarrësit 45-vjeçar, i cili u zhduk janarin e kaluar në Shqipëri dhe u gjet 9 muaj më vonë në një gomone gome jashtë detit Tirren.

Pecorelli u ‘ringjall’ më datë 18 shtator, tetë muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri, më 6 janar të këtij viti. Biznesmeni la pas makinën e tij të marrë me qira të djegur në Pukë, me një sasi eshtrash brenda, të cilët nuk dihet ende kujt i përkasin. 45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve. Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. Nga ana tjetër, prokuroria e Pukës ka ngritur akuza për të.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll