Politike

VIDEO- Rama: Procesi i Berlinit e ka autorësinë jashtë Ballkanit, të vijojmë me “Open Balkan”

7 Tetor 2021, 11:59 Nga DOSJA
VIDEO- Rama: Procesi i Berlinit e ka autorësinë jashtë Ballkanit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që t’i jepet përparësi nismës Ballkani i Hapur. Në fjalën që mbajti në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, Rama e krahasoi këtë nismë me Procesin e Berlinit dhe për këtë të fundit tha se autorët i ka jashtë Ballkanit.

Kjo gjë sipas kryeministri bën që të ndiqet me vonesë pasi autorët janë shumë të zënë duke bërë gjëra më të rëndësishme në jetën e tyre të përditshme. Rama këmbënguli në zbatimin e lirive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se kjo gjë do të ndikonte në ekonomitë e vendeve.


“Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakort lidhur me këtë hartë dhe unë vazhdoj të këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur në duhet të vijojmë me investimet. Është rruga e duhur për të ecur përpara. Ka diskutime mjaft konfuze për Procesin e Berlinit dhe për Ballkanin e Hapur. Ballkani i Hapur është frymëzuar nga Procesi i Berlinit. Është një instrument i krijuar në rajon për të vendosur të gjitha projektet. Procesi i Berlinit ka një problem dhe ai është se autorësia e tij është jashtë Ballanit. Dhe kushdo qoftë pas organizimit të tij ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në jetën e tij të përditshme e nuk mund të përqëndrohet tek Ballkani. Nuk është një proces që ndikon apo…kërkon një zbatim të katër lirive. Ne mund të kemi infrastrukturën më të mirë por nëse nuk kemi lirinë nuk marrim atë që financojmë. Dhe ajo që financojmë ne për këtë plan është gjithmonë e varur nga performanca e më shumë se një vendi. Nuk mund të ndërtohet në mënyrë të fragmentarizuar dhe nuk mund të ndahet nga tjetri. Nuk kemi ndërlidhje në të njëjtin standart, me të njëjtin sistem në kufi, nuk ka shumë kuptim,”- tha Rama ndër të tjera.

Lajmi kryesor: VIDEO- Rama “zbërthen” formulën: Kush do të kuptojë qëndrimin e vendeve të BE për zgjerimin të shohë kalendarin e zgjedhjeve

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama forumi i tiranes edi rama forumi i tiranes

Sondazh

Poll