Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë
10 Qershor 2019, 19:14Nga DOSJA
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
Po ashtu Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën.
Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ndërsa kriza politike sa vjen e thellohet, ku pas përplasjeve maxhorancë-opozitë, shtohet ajo mes Presidencës dhe Kryeministrisë, kreu i qeverisë k...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku edhe sqaroi arsyet se përse kishte vendosur për anulimin e zgjedhjeve.Pas p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Twitter, statusin e ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropalit.Ministrja shkruante se mënyr...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet në adresë të kreut të qeverisë Edi Rama.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka pub...
ITALI- Duke iu referuar situatës së fundit krijuar në vend, zv/kryetari i grupit të senatorëve të partisë “Forza Italia” është shprehur se qeveria italiane duh...
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ishte i pranishëm sot në aktivitetin në galerinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku u...
TIRANË– Përfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e Partisë Demokratike. Për mediat e pranishme para selisë së PD-së ka folur kryetari i Pa...
TIRANË– Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta anuloi dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, për shkak të bojkotit të tyre nga an...
TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë në një takim në Beograd, në kuadër të 20 vjetorit të ndalimit të bombardime...