Bota

Priste të bëhej baba, 23 vjeçarit i bëjnë atentat para syve të së dashurës

6 Tetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Priste të bëhej baba, 23 vjeçarit i bëjnë atentat

ITALI – Pak pas orës dy të mëngjesit karabinierët e stacionit Ponticelli ndërhynë në Via Luigi Crisconio, në rrugën numër 51, Itali, ku një 23 vjeçar ngeli i vdekur pas goditjeve me armë që mori nga disa persona të panjohur.

Sipas gazetës italiane Napoli Today, Carmine D’Onofrio ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij në momentin ku u qëllua, pasi autorët i bënë pritë. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital. Në vendin e ngjarjes u gjetën 45 gëzhoja të kalibrit 45 mm.

Carmine D’Onofrio ishte djali jashtë martese i Giuseppe De Luca Bossa,  vëllai i Antonio De Luca Bossa, anëtar i lartë i klanit Camorra në rrethin Ponticelli të Napolit. Antonio De Luca Bossa, i njohur si “Tonino ‘o sicco” konsiderohet nga hetuesit si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Camorrës napolitane dhe është dënuar më burgim të përjetshëm nga shteti italian.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 23 vjecarit i bejne atentat carmine d’onofrio vritet 23 vjecari ne itali 23 vjecarit i bejne atentat carmine d’onofrio vritet 23 vjecari ne itali

Sondazh

Poll