Bota

Haugen akuzon Facebook për nxitje të ndasive shoqërore, reagon Zuckerberg

6 Tetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Haugen akuzon Facebook për nxitje të ndasive shoqërore, reagon

SHBA– Frances Haugen, ish-zyrtarja e lartë e Facebook, ka dhënë një deklaratë të fortë mbi gjigandin teknologjik duke marrë vëmendjen e ligjvënësve amerikanë. Mediat e huaja shkruajnë se ajo akuzoi krijuesin e apikacionit, Mark Zuckerberg për fokusim tek fitimet e larta, duke injoruar kështu sigurinë e përdoruesve. Ajo shtoi se Facebook dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe nxit ndasitë shoqërore. Pas këtyre akuzave autoritetet amerikane kanë kërkuar të bëhen hetime të mëtejshme. Zuckerberg reagoi menjëhrë pas akuzave të Haugen.

“Argumenti se qëllimisht shtyjmë përpara përmbajtje që i zemëron njerëzit dhe këtë e bëjmë për fitime, është thellësisht jologjik. Ne bëjmë para nga reklamat, dhe reklamuesit na kërkojnë vazhdimisht se nuk duan që reklamat e tyre të jenë pranë postimeve me përmbajtje të dëmshme. Nuk di ndonjë kompani teknologjike që shet produkte për t’i depresionuar njerëzit,” u shpreh ai.

Frances Haugen bëri thirrje për transparencë më të madhe për mënyrën si Facebook josh përdoruesit për të qëndruar online për një kohë të gjatë. Senatori Richard Blumenthal, kërkoi nga kreu i Facebook, Zuckerberg që të dëshmojë para komitetit dhe veprimtaria e rrjeteve sociale të menaxhuara prej tij të hetohen gjerësisht.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota frances haugen mark zuckerberg frances haugen mark zuckerberg

Sondazh

Poll